-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Lëvdatat dhe kritikat që Kurti mori pas Ohrit

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, e ka përshëndetur dakordimin e arritur të shtunën në Ohër për zbatimin e marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ai i ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Blinken tha se kjo do të përshpejtojë rrugëtimin e dyja vendeve për në anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit në ndjekje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”, tha Blinken.

Kurse Ministria e Jashtme turke thotë se do të mbështesë të gjitha nismat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Turqia përshëndeti të dielën një marrëveshje të arritur midis Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga BE për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne mirëpresim që në vazhdën e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 27 shkurt 2023, në kuadër të udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për zbatimin e aneksit të lartpërmendur me marrëveshje më 18 mars 2023 në Ohër”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.

Ministria shprehu shpresën e saj se palët “do të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe do të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme”.

“Vendi ynë ka kontribuar në proces, veçanërisht në çështjen e shpërndarjes së energjisë elektrike. Presidenti ynë së fundi ka pasur takime të ndara me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha iniciativat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosova dhe Serbia”, thuhet në njoftim.

E Christopher Hill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ka thënë se me marrëveshjen e Ohrit “Serbia përqafoi rrugën evropiane“.

Përmes një postimi në Tëitter, njeriu kryesor amerikan në Beograd, ka thënë se SHBA-ja do të jetë në çdo hap të rrugës, duke iu referuar rrugës evropiane.

”Rezultati më i rëndësishëm nga bisedimet e Ohrit: Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe një plan të qartë se si të arrijë atje – një vendim që kërkonte mençuri, integritet dhe guxim. Mbetet shumë punë dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap të rrugës“, ka shkruar ai të dielën.

Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar marrëveshje në letër, por në Ohër dhanë një zotim për zbatimin e planit evorpian.

Në Prishtinë, opozita ka kritikuar kryemininistrin Albin Kurti që ”e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe“.

Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, është shprehur i lumtur për marrëveshjen e Ohrit në mes Kosovës dhe Serbisë, përkundër se s’është nënshkruar.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thëenë se angazhimi disa javësh për ta arritur rezultatin e Ohrit është shpaguar.

”Kjo javë ka qenë e gjitha rreth Dialogut. Filloi me një udhëtim në Beograd, ku vazhdova përgatitjet për takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë me Presidentin Aleksandër Vuçiq. Gjatë takimit tonë, ne diskutuam aneksin e zbatimit dhe rrugën përpara për Marrëveshjen. Ndërsa isha në Beograd, pata gjithashtu mundësinë të takohesha me partitë opozitare pro-Bashkimit Evropian për të diskutuar gjendjen e lojës në Dialog dhe për të dëgjuar pikëpamjet e tyre për takimin dhe rrugën përpara. Unë u kënaqa kur pashë se shumica e tyre ishin në mbështetje të Marrëveshjes dhe rëndësisë së saj“, ka shkruar Lajçak, të dielën.

Ai ka shkruar për procesin që rezultoi deri në marrëveshjen e arritur.

”Pas kthimit në Bruksel, pata një ditë e gjysmë në përgatitje intensive me ekipin tim, të cilat kulmuan me takimin e djeshëm të Dialogut të Nivelit të Lartë në mjedisin piktoresk të liqenit të Ohrit të Maqedonisë së Verut. Gjatë takimit, të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell dhe unë, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për Aneksin Zbatues të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre“.

”Pas 12 orësh negociatash intensive, ata të dy u angazhuan plotësisht për të respektuar të gjitha nenet e marrëveshjes dhe për të zbatuar detyrimet e tyre përkatëse në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Ishte mirë të shihje se javët e përgatitjeve dhanë rezultat“.

”Takimi në Ohër dha gjithashtu një mundësi të shkëlqyer për t’u takuar me partnerët tanë në Maqedoninë e Veriut, të cilëve u jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre“, ka deklaruar Lajçak.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një zotim për zbatimin e planit franko – gjerman, ndonëse nënshkrim s’kishte.

Opozita në Kosovë e ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurtit që përmes asaj marrëveshjeje e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Por është dikush që dikur ishte afërt me kryeministrin Kurti, e që po e kritikon për krejt atë cka ndodhi të shtunën në Ohër.

“Mendoj se kjo është gabim i madh”, tha ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, Ëilliam Ëalker, në një bisedë me Insajderin rreth zotimit të bërë në Ohër që Kosova “të nis menjëherë” zbatimin e Nenit 7 të Marrëveshjes Bazë ku komunitetit serb “i sigurohet një nivel i duhur vetëmenaxhimi” në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të dialogut, ku përfshihet edhe Asociacioni i Komunave me Shmicë Serbe.

Ëalker thotë se do të ishte “tejet kritik” nëse Kosova nënshkruan themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe brenda një marrëveshje e cila edhe ashtu nuk përmban njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi. Mes tjerash, ai është kritik edhe ndaj komunitetit ndërkombëtar që po e shtynë para pikërisht çështjen e Asociacionit.

“Kjo çështja e Asociacionit të komunitetit serb ose diçka e ngjashme për mua është njëfarë prishëse e marrëveshjes (deal-breaker). Do të isha tejet kritik nëse Kosova e nënshkruan atë. Mendoj se kjo është gabim i madh. Edhe për BE-në që e shtynë e para këtë. Për mua është diçka që ska kurrfarë kuptimi, që

të jepen të drejta edhe më speciale një komuniteti pakicë, e cila tashmë edhe ka më shumë se një hise në të drejtat e pakicave, më shumë se në cilindo vend në Evropë që unë e di, e gati edhe në botë”, tha Ëilliam.

I pyetur se “a kishte zgjidhje tjetër” Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ngase kjo është njëra nga kërkesat më strikte amerikane, Ëalker përsëri konsideron se është gabim të shtyhet kjo çështje para.

“Unë s’kam pasur rastin të flas me Escobarin ose me dikë nga qeveria amerikane rreth kësaj, nuk e di se çfarë ka prapa saj, që të jenë në favor të kësaj, sepse siç thash, unë personalisht këtë e shoh si gabim të përfshihet diçka e tillë. Por, e di që po shtyhet para, ndaj Kosovës, ndaj qeverisë së Kurtit, që të pranojnë këtë, dhe po them se do të ishte gabim që të bënte këtë”, tha ish-ambasadori.

Në vërejtjen e Insajderit se në fakt është vetë kryeministri kosovar ai i cili ka qenë “më i eturi” që kësaj marrëveshje t’i vendoset firma e të kalojë në një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për palët, Ëalker shprehet se s’e kupton qëndrimin e tij.

“Nuk jam i sigurt që e kuptoj Albini kur thotë se unë e nënshkruaj kështu siç është, ose dëshiron që ta nënshkruajë. Nëse aty nuk ka njohje, unë e shoh gabim që ai ta nënshkruaj”, përfundoi ai.

Gjermania e ka mirëpritur marrëveshjen e djeshme mes Kosovës dhe Serbisë dhe i ka uruar palët për këtë “përparim”.

Steffen Hebestreit, zëdhënës i Qeverisë Federale të Gjermanisë, shkroi në Twitter se tani gjithçka mbetet te zbatimi, raporton Gazeta Express.

“Urime për këtë përparim për të vendosur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në një bazë të re! Tani gjithçka ka të bëjë me marrjen e udhëheqjes për mbajtjen dhe zbatimin e asaj që është rënë dakord. Ne do të jemi në krahun tuaj për ta përmbushur perspektivën tuaj europiane!”, shkroi Hebestreit.

Këtë e shpërndau edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke shkruar se nevojitet “përparim i shpejtë”.

“Në të vërtetë, pa vonesë ne tani kemi nevojë për përparim të shpejtë në të gjitha çështjet e dakorduara”, shkroi ambasadori gjerman.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img