Imami Labinot Maliqi njofton se gjatë muajit të Ramazanit do të shtrohen iftare për studentët dhe familjet në nevojë.
Iftaret shtrohen në xhaminë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë”.
Postimi i plotë:
Me emrin e Zotit dhe për hatër të Tij, përgjatë tërë muajit të bekuar të Ramazanit do të shtrojmë iftarë në oborrin e xhamisë sonë, për:
● Studentët
● Familjet me jetim dhe ato në nevojë
Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë në shtrimin e iftareve në xhaminë tonë, le të më shkruajnë. Ne, tashmë kemi filluar t’i listojmë emrat e atyre që duan të kontribojnë.
Këto janë mënyrat se si mund ta realizoni kontributin tuaj për shtrimin e iftarit në xhaminë tonë:
1. Në arkat e xhamisë sonë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë
2. Duke na kontaktuar për t’iu orientuar
+383 44 479 370
3. Nëpërmjet Western Union dhe forma të tjera
4. Apo, edhe duke e kryer pagesën drejtëpërdrejtë tek cilido restaurant/gjelltore, që ata më pas ta sjellin iftarin në xhaminë tonë
“Kush i shtron iftar një agjëruesi do ta ketë shpërblimin njësoj si ai, pa u pakësuar asgjë nga shpërblimi i agjëruesit.” Profeti Muhammed ﷺ