Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, është takuar sot me Stresin, fituesin e Big Brother Vip Kosova.
Këtë e bëri të ditur djali i Gecit, Rilindi, i cili ia menaxhon faqen zyrtare në Facebook.
“Sot babai im Gani Geci është në pushim të rregullt nga burgu në shtëpi, me këtë datë kishte ditëlindjen axhi ynë Fadil Geci, të cilit i urojmë edhe 100 vjet të lumtura”.
“Në këtë mbrëmje për ta vizituar Gani Gecin, në kullën tonë në Drenicë, erdhi fituesi i Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj – Stresi”, shkruhet në njoftim. /Klan Kosova