Këshilli Drejtues në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ pak ditë më parë ka emëruar Sekretar të Përgjithshëm Besfort Krasniqin, i cili ishte ushtrues detyre në këtë pozitë që nga janari i vitit të shkuar, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmi për zgjedhjen e Krasniqit, u pasua me disa lajme nga mediat vendore se i njëjti është nën hetime për veprën penale ‘Ngacmim seksual’.
E për këtë, Sinjali ka nisur hulumtimin që të mësojë më shumë rreth kallëzimit penal.
Me anë të burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, është arritur që të sigurohet dokumenti në bazë të së cilit, në tetor të vitit të kaluar ishte nxjerrë aktvendim që të hudhet poshtë kallëzimi penal i paraqitur nga Stacioni Policor Qendra në Prishtinë, kundër Krasniqit.
Kujtojmë që ky rast ka dalur në opinon pas daljes të konkursit dhe lakimit të emrit si kandidati i vetëm që do të mund të emërohej nga Këshilli Drejtues i UP-së.