4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Veliu: Kosova duhet të shpëtohet nga ata që bëjnë pazare me sovranitetin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, tha se Kosovën duhet shpëtuar nga personat që erdhën në pushtet me kauza të rreme, e sot sipas tij, po bëjnë pazare me shtetin.

Ai shkroi në Facebook të dielën se Kosova ka nevojë për unitet dhe mobilizim në veprim politik, “për t’ia kthyer qytetarit shpresën, e vendit dhe Llapit qeverisjen e mirë.

“Vendin dhe Llapin duhet ta shpëtojmë nga ata që erdhën në pushtet me kauza të rreme, e sot bëjnë pazare me sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit. Si kurrë më parë, sot nevojitet unitet dhe mobilizim në veprim politik për t’ia rikthyer qytetarit shpresën, e vendit dhe Llapit qeverisjen e mirë. Këtë mund ta bëjë vetëm LDK-ja, forca politike që ka treguar dije, kulturë, vendosmëri dhe përgjegjësi në qeverisje”, shkroi Veliu në 33-vjetorin e themelimit të LDK-së në Podujevë.

Ish-kryetari i kësaj komune tha se partia e tij është rruga e sigurt për të ardhmen e Kosovës, ndërsa shtoi se LDK-ja është e vetmja shpresë e Kosovës.

“LDK u dëshmua se është më shumë sesa një parti, është një institucion nacional që kultivon e afirmon vlera dhe ruan miqësinë me aleatët perëndimorë, Shtetet e Bashkuara e NATO-në dhe punon fuqishëm për integrim në BE. Edhe në ditëlindjen e saj të 33-të, LDK-ja, duke pasur dijen e guximin politik dhe anëtarësinë besnike, po dëshmon se është e vetmja shpresë për vendin. LDK përgjatë këtyre tri dekadave ka dhënë provimin e partisë shtetformuese e shtetndërtuese”, tha Veliu.

Sipas ish-kreut të Podujevës, kundërshtarët e LDK-së tentuan ta rrënonin këtë parti edhe nga brenda, e për këtë “nuk zgjodhën mjete”.

“Kundërshtarët tanë politikë nuk zgjodhën mjete në përpjekjet për ta dobësuar e copëtuar Lidhjen tonë. Por, edhe atëherë kur rivalët tanë menduan se dobësuan, siç projektuan, Lidhja jonë u konsolidua dhe forcua më shumë. LDK u bë edhe më e fortë kur u sulmua e atakua më së shumti nga kundërshtarët e saj politikë, sepse sakrifikoi e investoi shumë për ta bërë e ndërtuar Republikën”, shtoi ai në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img