-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kompania norvegjeze i bashkohet skemës së BE-së për gazin

Kompania shtetërore norvegjeze, Equinor, do t’i bashkohet skemës së përbashkët të Bashkimit Evropian për blerjen e gazit, me qëllim të nënshkrimit të më shumë kontratave afatgjata midis furnitorëve dhe klientëve.

Kështu deklaroi më 17 mars presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Shtetet e BE-së, si dhe Ukraina, po planifikojnë që bashkërisht të blejnë gaz në përpjekje për të përmirësuar sigurinë e furnizimeve të energjisë. Kontratat e para pritet të nënshkruhen gjatë kësaj vere.

“Ne jemi të lumtur që Equinor do t’i bashkohet skemës si furnizues”, tha von der Leyen për gazetarët, gjatë vizitës në platformën e gazit në Detin e Veriut.

“Qëllimi është që të kemi kontrata afatgjata”, tha ajo, duke shtuar se kushtet e marrëveshjeve do të varen nga kompanitë që do të përfshihen në këtë skemë.

Equinor, që është shndërruar në furnizuesin më të madh me gaz në Evropë pas ndalesave të furnizimeve nga kompania ruse, Gazprom, ende nuk ka komentuar lidhur me këtë çështje.

Ministri i Energjisë së Norvegjisë më herët ka thënë se ai nuk ka frikë se platforma e përbashkët e gazit të Evropës, do të shndërrohet në një kartel blerësish që do të vinte Norvegjinë në disavantazh si furnizuese.

Ky shtet nordik ka kërkuar siguri nga BE-ja se blloku do të blejë gaz me kontrata afatgjate, në mënyrë që të ketë stimulime për të vazhduar prodhimin e gazit./ REL/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img