4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

E konfirmuar: Avokati deçanas është arrestuar për korrupsion

Është arrestuar nga Policia e Kosovës avokati Haxhi Çekaj, nën dyshimin se kishte keqpërdorur pozitën zyrtare duke mashtruar një klient të tij.

Zëdhënës i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha e ka konfirmuar lajmin për lajmi.net, duke thënë se është arrestuar avokati nga Deçani, Haxhi Çekaj.

“Mund të ju konfirmojmë se sot rreth orës 13:10, Zyrtarë Policor  nga Departamenti Special Antikorrupsion, kanë zbatuar Urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë-Departamenti për Krime te Renda, për Simulimin e Veprës se Korrupsionit, gjegjësisht veprës: Mashtrim sipas nenit 335 të KPK-së dhe Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit”, ka thënë Hoxhaj.

“Të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img