-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haziri: Dialogu me politikën e Kurtit është në regres

Lutfi Haziri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se politika e Kurtit është dy hapa mbrapa në zgjidhjen e problemeve dhe se dialogu sipas tij në këtë fazë ka regres.

Haziri i pyetur për pritshmëritë nga takimi në Ohër në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ka thënë se është e vështirë të thuhet se çfarë po pritet për më tutje, pasi ende nuk dihet se do të formalizohet marrëveshja apo jo.

“Tanimë këto bisedime janë fokusuar në aneks-dokumentin që pritet të bëhet pjesë integrale, hyn në fazë të re të implementimit të kësaj marrëveshjeje. Nëse ky implementim fillon nga neni 7, dhe obligimet që merr Kosova, sa i përket Asociacionit, aneks dokumenti parasheh se do të jetë e vështirë. Të shohim këtë fazë kur po pritet për më tutje se a do të formalizohet marrëveshja apo jo”, ka thënë Haziri.

Haziri për RTV Dukagjini ka thënë se qëndrimi i LDK-së për Planin Evropian është se ky plan ka disa probleme pasi nuk ka në qendër njohjen reciproke dhe sipas tij është marrëveshje e përkohshme.

“Ka katër probleme kryesore, përveç që e kemi njohjen e ndërsjellë është edhe e marrëveshje e përkohshme. Statusi politik po ashtu është çështje që Serbia dhe Kosova janë dakorduar të mos e paragjykojnë”, ka vijuar Haziri.

Sipas tij, politika e kryeministrit Kurti në lidhje me dialogun është në regres.

“Palët duhet ta miratojnë sipas procedurave të brendshme, regres i madh, politika e Kurtit është dy hapa mbrapa në zgjidhjen e problemeve”, ka thënë ai. /RTV Dukagjini

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img