4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

SHBA e krahason Putinin me Millosheviqin, çfarë janë shanset që ai të dalë para Gjykatës

Beth Van Schaack ambasadore e SHBA’së për Drejtësi Kriminale Globale ka folur pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi një urdhër-arrest për Presidentin e Rusisë Vladimir Putin.  Van Schaak, një avokate amerikane që shërben si Ambasadore e SHBA për Drejtësinë Penale Globale e ka krahasuar Putinin me Millosheviçin

Megjithatë, pyetja që tani është aktuale se sa ka gjasa që ai të paraqitet ndonjëherë në gjykatë?

Kur u pyet se sa e rëndësishme është të arrihet drejtësia, Van Schaack tha se edhe diktatorë tjerë në botë kanë menduar se s’do të përballen me drejtësinë.

“Augusto Pinochet, Slobodan Millosheviq, Hissen Habre? Mendoj se asnjëri prej tyre s’ka menduar se do të përballen ndonjëherë me gjyqin e tyre, por të gjithë u akuzuan. Duhet të luajmë një lojë të gjatë, nuk e di se si do të ndryshojë situata”.

“Dhe për sa kohë që mblidhni prova, krijoni dosje për individët përgjegjës, mund të përgatiteni deri në momentin kur një gjykatë diku në botë të jetë në gjendje të vërtetojë juridiksionin dhe më pas prokurorët do të aktivizohen” ka theksuar ambasadorja.

“Kemi parë imazhe satelitore dhe të tjera të marra edhe nga kamerat e zakonshme që tregojnë trupa të shtrirë me duart e lidhura pas shpine. Kjo është dëshmi e qartë e torturës ose e vrasjeve të shpejta. Ka edhe sulme në teatër, stacionin hekurudhor, kolona të zakonshme të civilëve, njerëz që sapo shkojnë në punë…”, tha Van Schaak në Sky News.

E dyshuara bashkëpunëtore e ngushtë e Putinit

Përveç Putinit, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​një urdhër arrest edhe për komisioneren e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseevna Lvova-Belova, me të njëjtën akuzë për dëbim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas.

Gjyqtarët e procedurës paraprake të GJNP-së vlerësuan se ka baza të arsyeshme për të besuar se të dy të dyshuarit mbajnë përgjegjësi për krime të luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë dhe transferimit të paligjshëm të popullsisë nga territoret e pushtuara të Ukrainës në Rusi, në dëm të fëmijë ukrainas.

Gjyqtarët konsideruan mundësinë e lëshimit të urdhërarresteve sekrete, por arritën në përfundimin se bërja e tyre publike mund të ndihmonte në parandalimin e krimeve të mëtejshme.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se forcat e saj po kryejnë krime në Ukrainë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img