Presidenti i Serbisë ka takuar në Ohër shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell dhe të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Takimi dypalësh po mbahet në vilën “Biljana”, ndërsa më pas Borell dhe Lajçak do të takohen edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.
Pas orës 12:15 pritet takimi trepalësh i Kurtit, Vuçiqit dhe përfaqësuesve evropianë.