Pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër-arrest për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe komisioneren për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseevna Lvova-Belova, u shfaq një video-regjistrim i një bisede mes tyre që ishte zhvilluar kohë më parë.
Lideri rus dhe komisionerja akuzohen për dëbimin e paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) dhe transferimin e jashtëligjshëm të popullsisë (fëmijëve) nga territoret e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse ose zonat që i kontrollon Rusia.
Në një video prej 17 sekondash që u regjistrua gjatë agresionit rus kundër Ukrainës dhe që u publikua në televizion, Putin dhe Lvova-Belova diskutojnë për adoptimin e saj të një fëmije nga Mariupol.
❗️ This video could be one of the reasons why the International Criminal Court in The Hague issued an arrest warrant for Vladimir Putin and the Commissioner for Children's Rights Maria Lvova-Belova.
The video shows Lvova-Belova bragging to Putin that she stole and illegally… https://t.co/HaqZpHwFqa pic.twitter.com/RzLVg3GNmq
— NEXTA (@nexta_tv) March 17, 2023
Putin e pyet Marian nëse ajo adoptoi një fëmijë nga Mariupoli, i cili ishte nën sulme të tmerrshme ruse, dhe ajo përgjigjet pozitivisht.
“I vogël?”, pyet Putini, për të cilën ajo merr përgjigjen, “Jo, 15 vjeçar. Tani e di si është të jesh nënë e një fëmije nga Donbasi… Është e vështirë, por mendoj se mund të përballojmë gjithçka”, deklaroi ajo.
Që nga fillimi i luftës, Kievi ka akuzuar Moskën për dëbimin e fëmijëve nga territori ukrainas.
Zhvendosja me forcë e civilëve gjatë konfliktit është e ndaluar nga Konventa e Gjenevës dhe është klasifikuar si krim lufte. Kremlini ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se nuk kanë vlerë për ta.