-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Albin Kurti: Do të flasim për Aneksin e Implementmit, s’ka ende tekst përfundimtar e pa të s’mund të ketë marrëveshje

Kreu i Qeverisë së Kosovës Albin Kurti ka thënë se në Ohër është optimist dhe i vëmendshëm dhe se atje do të bëjë më të mirën në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve.

Ai ka thënë se ka udhëtuar drejt Ohrit me qëllim të mirë që të vazhdohet ajo që kishte nisur në Bruksel më 27 shkurt.

“Kam ardhur me qëllim të mirë, vullnet të mirë dhe një besim që dakordimin e arritur më herët që nuk u nënshkrua më 27 shkurt, ta vazhdojmë përmes bisedimeve përmes planit të zbatimtit dhe në këtë mënyrë ta rrumbullaksojmë marrëveshjen”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka thënë se në Ohër do të ketë diskutime për Aneksin e Implementimit meqë ende s’ka një tekst përfundimtar. Kurti ka sqaruar se përderisa s’ka ende një tekst përfundimtar, s’mund të ketë përfundim ta bisedimeve dhe marrëveshje.

“Do të kemi bisedime për planin e zbatimit sepse nuk ka tekst të përfunduar. Përderisa nuk ka tekst të përfunduar, nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve, e përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve nuk mund të ketë marrëveshje. Unë jam këtu për dialog parimor, të hapur, serioz që duhet të rezultojë në marrëveshje, e marrëveshja nënkupton tekst përfundimtar dhe të dakorduar. Nuk kam ardhur për bisedime për bisedime, por për bisedime për marrëveshje”, ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img