-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Djali i deputetes së VV-së njëri nga aktivistët e arrestuar në Rektorat

Në mesin e 9 aktivistëve të organizatës studentore të Lëvizjes “Vetëvendosje”, SKV, që u arrestuan në Rektorat pasi penguan ceremoninë e shënimit të 47-vjetorit të themelimit të UP-së, është edhe djali i deputetes së VV-së, Donika Kadaj-Bujupi, Dardan Kadaj.

Emrat e të arrestuarve i ka bërë të ditur organizata SKV përmes një postimi në Facebook.

Po ashtu, në mesin e të arrestuarve, sipas SKV, është edhe Trim Gashi, aktivisti i VV-së që vitin që shkoi ishte akuzuar për sulm ndaj eskortës së kryeministrit Isa Mustafa.

Ky është njoftimi i plotë: 

Sot, në përvjetorin e 47 të Universitetit të Prishtinës aktivistë të SKV-së kanë shaplosur disa parulla dhe një baner me mbishkrimin “Universiteti i Prontos” duke shprehur protestën ndaj kapjes së Universitetit nga “Pronto” pushteti.

Policia ka reaguar dhunshëm duke i goditur aktivistët tanë duke i tërhequr zvarrë. Të arrestuar nga aktivistët janë:

Flamur Pireva
Egzon Azemi
Bardhë Ahmeti
Trim Gashi
Miran Rrudhani
Dardan Kadaj
Nijazi Behluli
Endrit Shatri
Premton Zogiani

Ndër ta ka edhe aktivistë të lënduar. SKV kërkon lirimin e menjehershëm të aktivistëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img