-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Berati qytet madhështor sipas gazetës britanike, Time

Shtëpitë e vjetra prej guri rreshtohen në brigjet e lumit Osum në Berat, zhyt vizitorët në bukurinë historike të qytetit.

Kështu e nis rrëfimin gazeta e mirënjohur britanike, Time, e cila e përzgjedhur qytetin shqiptar si një ndër më madhështorit për vitin 2023.

Ajo më tutje rikujton se “ky vit shënon 80 vjetorin e arritjes së forcave gjermane në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të beratasve që kanë mbrojtur shumë hebrenj që kërkuan strehim – duke ilustruar parimin e kodit shqiptar të Besës, i cili thotë se shtëpia është para së gjithash për mysafirët dhe Zotin”.

Për të kuptuar më mirë historinë 400 vjeçare të hebrenjve të Beratit, duke përfshirë mënyrën sesi Shqipëria u bë i vetmi vend në Evropë që i strehoi gjatë Luftës së Dytë Botërore, është e nevojshme të vizitohet Muzeu i Solomonit. Një muze etnografik në një shtëpi tradicionale përballë rrugës ofron më shumë kontekst shqiptar, së bashku me kishat bizantine të shekullit XIII të Beratit, xhamitë e shekullit XVI dhe një kështjellë mijëvjeçare me pamje nga qyteti unik piktoresk.

Gazeta gjithashtu shkruan se Berati vazhdon traditën e mikpritjes së jashtëzakonshme me restorantet dhe hotelet e tij.

Nëpër urën e Goricës, dhomat moderne në Amalia Boutique Hotel e kundërshtojnë eksterierin e gurit të lashtë dhe një përzgjedhje rakish, fton mysafirët të shijojnë llojet e ndryshme shqiptare të konjakut, të popullarizuar në Ballkan.

Rakia e kemi gjithashtu në Lili Home-Made Food, më shumë një oborr i shtëpisë në lagjen Mangalem sesa restorant, pasi mikpritësi me të njëjtin emër argëton mysafirët duke shpjeguar menunë ndërsa gruaja e tij, Mirella gatuan në kuzhinën e shtëpisë së tyre familjare.

Tridhjetë minuta në malet jashtë qytetit, restaurant Roshniku shërben qengj të pjekur në skarë në mënyrë tradicionale, përfshirë verandën dhe hotelin pranë vreshtarisë së familjes, Kantina Alpeta. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img