Prishtina Parking ka njoftuar se nesër do të fillojë pastrimi dhe larja e hapësirave të parkimit në lagjen Bregu i Diellit.
Aksioni do të realizohet më saktësisht në rrugën Ali Sokoli.
Pastrimi i hapësirave të parkimit, rrugës dhe trotuarit në “Ali Sokoli” dot ë zgjasë një ora, nga ora 16:00.
Ky është njoftimi i plotë i Prishtina Parking:
NJOFTIM PËR BANORËT E LAGJES BREGU I DIELLIT, rr. Ali Sokoli
Pastrimi dhe larja e hapësirave të parkimit, rrugës dhe trotuarit realizohet me datë 18 mars 2023, nga ora 16:00 deri më 17:00.
Për rrugët tjera dhe datën e pastrimit, banorët do të njoftohen me kohë.