Deputetja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Aida Dërguti ka akuzuar ministren për Dialog, Edita Tahiri, pasi sipas saj, ajo gënjeu opinion lidhur me një letër dërguar ITU-së për dhënien e kodit telefonik për Kosovën. Në seancën e sotme, nënkrytarja e Parlamentit ka shpjeguar të vërtetën e kësaj letre dërguar për Organizatën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit
“Kjo ministre u përpoq ta gënjen opinionin publik. Paragrafi i II-t shtron kërkesën që kodi duhet t’i ndahet drejtpërdrejt Kosovës e jo përmes Serbisë. Pronari që na i solli Edita është Serbia. Në këtë letër Republikës së Kosovës i referohet si regjion gjeografik, emërtim që për pronar ka Serbinë. Ky kod që legalisht është në pronësi të Serbisë në rend të parë cenon sigurinë kombëtare. Letrën që ia kam dërguar ITU-së nuk e kam dërguar në emër të Kuvendit. Kjo letër është shkruar në bashkëpunim me ekspert vendor që kanë punuar me ITU. Edita më tha që e kam keqpërdor logon e Kuvendit, ajo harron që unë jam nënkryetare e Kuvendit dhe më lejohet ta përdori”, ka thënë ajo.