-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Rusia kërcënon se do të shkatërrojë avionët që dy vende të NATO-s ia premtuan Ukrainës

Rusia ka kërcënuar se do të shkatërrojë çdo avion luftarak që i është dhënë Ukrainës nga aleatët e saj, pasi dy vende anëtarë të NATO-s u zotuan sedo të dhurojnë disa aeroplanë luftarakë për Ukrainën.

Sllovakia është bërë vendi i dytë i NATO-s që u zotua se do t’i japë Ukrainës disa avionë MiG-29. Ky zotim Sllovakisë u bërë të premten, një ditë pas zotimit të Polonisë.

Ukraina u ka kërkuar vendeve perëndimore avionë modernë si F-16, por për shkak të kohëve të gjata të trajnimit, këto shihen vetëm si opsione afatgjata.

Ukraina i sheh avionët shtesë, si kyç për mbrojtjen dhe kundërsulmet e mundshme, në kohën kur është mbushur një vit nga pushtimi i Rusisë.

Vende të tjera të NATO-s janë duke shqyrtuar mundësitë për dërgimin e aeroplanëve të epokës sovjetike të tillë si MiG, të cilët pilotët ukrainas janë trajnuar t’i fluturojnë.

Por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, i dënoi planet, duke thënë se avionët nuk do të ndikojnë në rezultatin e “operacionit të posaçëm ushtarak” të Moskës, siç e quan ai luftën, por se vetëm do të “sjellin0 mjerime shtesë për Ukrainën dhe popullin ukrainas”.

“Natyrisht, gjatë operacionit të posaçëm ushtarak, të gjitha këto pajisje do të jenë subjekt shkatërrimi”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img