-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Policia në Mitrovicë identifikon shoferin pa patentë që voziti 175 km/h në zonën 80 km/h

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka identifikuar një person i cili në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, ka drejtuar veturën e tij në një shpejtësi marramendëse, raporton Gazeta Sinjali.

Shoferi i cili nuk posedon as patentë shofer, është kapur me radar duke vozitur 175 km/h në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80.

“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Stanovc, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një  veturë e  cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 175km/h  në zonën  ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lënda për dy kundërvajtjet është proceduar në gjykatën kompetente.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img