Një ish-zyrtar i KGB-së, i cili ka qenë në të njëjtën klasë me Vladimir Putin deklaroi se kreu i Kremlinit nuk po del më në eventet kryesore në Rusi, duke nxjerrë përpara publikut një sozi të tij.
Ish-zyrtari, i cili nuk dëshiron të zbulojë identitetin e tij shprehet se më herët nuk ka besuar në teori të tilla, por të gjitha gjërat i ishin përmbysur kur pa vizitën e presidentit rus në një fabrikë mjetesh fluturuese në Siberi gjatë javës së kaluar.
Ai shprehet se pa me kujdes të gjitha lëvizjet, të cilat i konfirmuan më shumë idenë se në pamje nuk shfaqej Vladimir Putin i vërtetë.
“Putin në këto pamje ishte krejt ndryshe. Ai prekte pa pushim fytyrën, hundën dhe kishte një fytyrë më të gjerë dhe formë ndryshme të rrathëve të syve. Zëri i tij po ashtu ishte ndryshe”, shprehet ish-spiuni.
Deklarata të ngjashme kanë ardhur më herë dhe nga presidenti ukrainas Volodim Zelenski, i cili tha në samitin botëror në Davos se nuk e dinte me kë po fliste në Rusi
Pak kohë më parë mediat britanike shkruan se Putini ka vdekur. Gazeta Daily Mail pohoi se Putini kishte një sozi dhe se Kremlini e kishte zëvendësuar presidentin me një kopje./a2cnn