-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

VV tenton të kap edhe një pozitë në Universitet

Garës për sekretar të përgjithshëm në Universitetin e Prishtinës i janë futur tre kandidatë, Besfort Krasniqi, Jeton Hyseni dhe Gazmend Shabaj.

Insajderi nga burime të sigurta brenda UP-së mëson se mbështetjen më të madhe do ta ketë Besfort Krasniqi, u.d i sekretarit aktualisht në Universitet.

Votat Krasniqit duket se do ia siguroj Këshilli Drejtues, me antarë të VV-së në përbërje pasuar më pas nga organizata e afërt me Vetëvendosjen, Studim, Kritikë dhe Veprim (SKV) si dhe organizata “Reforma”.

Gjithashtu, sipas burimeve votat për Krasniqin do të kalojnë edhe nga pesë antarët e Ministrisë së Arsimit, pjesë e senatit të UP-së.

Selim Bezeraj, Rifat Krasniqi, Azem Hajdari, Arian Krasniqi dhe Naser Kabashi ishin emëruar si pjesë e KD-së vitin e kaluar.

Rifat Krasniqi dhe Besfort Krasniqi
Emërimi i tyre ishte përcjellë me protesta nga organizatat studentore para rektoratit të UP-së.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar antarin e organizatës “SKV”, Edi Zenelaj, por, i njëjti nuk është përgjigjur rreth temës.

“Jam në mbledhje. Faleminderit”, ishte mesazhi i Zenelajt në adresën e Insajderit.

Në anën tjetër, Insajderi ka kontaktuar edhe me kryetarin e organizatës opozitare studentore “UDS”, Arbër Gecaj dhe i njëjti tha se nuk beson në këtë proces për shkak të prapavijës që kanë antarët.

“Nuk i besojmë aspak këtij procesi duke e ditur mbështetjen që këta njerëz të KD-së dhe sekretari kanë pasur gjithmonë për njëri-tjetrin. Por shpresojmë që gjërat të ndryshojnë”, ka thënë Gecaj..

Kujtojmë se ndaj sekretarit të Fakultetit të Filologjisë, Besfort Krasniqit ishin ngritur akuza për manipulime në procesin e zgjedhjes së Këshillit Drejtues. krejt kjo pasi i njëjti kishte larguar nga procesi i votimit, organizatat fituese të zgjedhjeve të kaluara “Paqja Studentore” dhe “Unioni Demokratik Studentor”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img