-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“T’vras, s’ka çka m’bon shteti”/ 31-vjeçari në Prishtinë s’e pranon ndarjen nga e fejuara, e kërcënon me jetë

Shpesh herë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e shantazhet ndaj tyre.

Në hall me ish të fejuarin e saj është edhe një vajzë në Prishtinë, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Sinjali mëson se 31-vjeçari për ditë të tëra e ka kërcënuar viktimën, duke i thënë se ajo nuk guxon që të ndahet nga ai, se në të kundërtën do e vrasë.

Bazuar në dëshminë e 21-vjeçares dhënë organeve të hetuesisë, i dyshuari përmes telefonit e ka kërcënuar se është gruaja e tij dhe atij s’ka se çfarë i bën shteti dhe se e gjithë kjo punë duhet të rregullohet sipas Kanunit, ‘me burra’.

E shqetësuar dhe e frikësuar nga veprimet e ish të fejuarit, e reja ka denoncuar rastin në Polici, duke kërkuar që të merren masa për mbrojtjen e saj.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Prokurori ka urdhëruar që 31-vjeçari të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img