-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Escobar në Beograd: SHBA beson se rajoni përfiton nga njohja reciproke Kosovë-Serbi

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se marrëveshja potenciale e 18 marsit në mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër do të ofrojë mundësitë më të mira për rajonin për të ecur përpara.

Ai po e viziton Beogradin, ndërkaq për nesërdo të zhvillojë vizitë në Kosovë ku do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, i cili më 18 mars do të jetë në Ohër për takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“SHBA beson se kjo marrëveshje e propozuar ofron një nga mundësitë më të mira për rajonin për të ecur përpara, për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit në rajon. Ne duam që të dyja palët të jenë shumë serioze në gjetjen e një zgjidhjeje, të gjejnë mënyra për të qenë fleksibël, konstruktivë, për të pasur një vizion dhe për të përfituar nga mundësia që u jepet. Pas propozimit nuk qëndrojnë vetëm Evropa dhe SHBA, por i gjithë komuniteti transatlantik”, ka thënë Escobar gjatë një konferencepër media.

Escobar ka ripërsëritur se qëndrimi amerikan është Kosova e pavarur dhe se i gjithë rajoni do të përfitonte nga njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëndrimi amerikan është se Kosova është një vend me integritet territorial dhe sovranitet. Ne besojmë se rajoni do të përfitojë nga njohja reciproke. Sa i përket anëtarësimit në OKB, ne mendojmë se vlera e marrëveshjes do të ishte integrimi më i

“Ne duam që të dyja palët të jenë serioze në kërkimin e kësaj mundësie për të qenë konstruktiv dhe fleksibël dhe për të pasur një vizion dhe për të përfituar nga kjo mundësi, jo vetëm Evropa, por edhe SHBA-ja dhe komuniteti transatlantik në tërësi”, ka deklaruar ndër tjerash përfaqësuesi amerikan për Ballkani Perëndimor.

Escobar po ashtu ka thënë se do të dëshironte që komuniteti serb të marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë, si dhe që serbët të marrin pjesë në të gjitha institucionet e Kosovës.

Sipas Escobar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke shtuar se është një detyrim ligjor.

Escobar tha se nga takimi në Ohër nuk pritet nënshkrimi, por dëshirohet një marrëveshje se si të ecim përpara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img