2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Bërnabiq e falënderoi Escobarin për mbështetjen e SHBA-së në formimin e Asociacionit

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka falënderuar të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për mbështetjen e vendit të tij në dialogun Kosovë-Serbi.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të qeverisë që e drejton Bërnabiqi, ajo e ka falënderuar zyrtarin e lartë amerikan për siç thuhet “mbështetjes që jep në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Shefja e ekzekutivit serb është takuar të mërkurën me Escobarin dhe me këtë rast ka deklaruar se qëllimi i Serbisë është ruajtja e paqes dhe stabilitetit dhe forcimi i bashkëpunimit në rajon, si dhe përkushtimi ndaj dialogut.

Gjithashtu theksohet se në takim ajo ka folur për “rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, mbi të gjitha Marrëveshjen e Brukselit, dhe rëndësinë e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është pritur të mërkurën në Beograd edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit, Vuçiqi tha se ka pasur një bisedë “të hapur dhe të drejtë” me zyrtarin amerikan dhe se beson në përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img