-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Organizata të shoqërisë civile nga Kosova e Serbia thirrje Kurtit e Vuçiqit që të nënshkruajnë

Disa organizata të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një letër të përbashkët drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që më 18 mars në Ohër të nënshkruajnë marrëveshjen bazë.

Këto organizata të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia shkruajnë se “ne pjesëtarët e shoqërisë civile në aën të kësaj letre i drejtohemi liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të pranojnë dhe nënshkruajnë marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian, si dhe të arrijnë një kompromis për implementimin e anekesit referuar takimit të 18 marsit 2023”.

Më tutje thuhet se “Propozimi i marrëveshjes nga Bashkimi Evropian është një hap i rëndësishëm dhe drejtim i duhur për normalizimin e marrëdhënieve dhe rrugës për integrimin në Bashkimin Evropian”.

“Ne e kuptojmë që propozimi i BE-së nuk është i kënaqshëm për të dy palët, megjithatë, numërimi i status-quo-së aktuale kemi pasoja shumë më të këqija dhe krijon tensione të reja përmes të cialve do të dnikonte që të dyja shoqëritë të jenë më pak të sigurta”, thuhet ndër tjerash në letër.

Po ashtu thuhet se “qytetarët e Kosovës dhe Serbisë presin nga liderët e tyre që të angazhohen që ta arrijën një kompromis që do të mundësonte edhe procesin e integrimit evropian për të dyja palët dhe gjithë regjionin”.

“Kompromisi është një shtyrë e procesit të shoqërisë demorkratike dhe nuk është një koncesion”, thuhet ndër tjerash.

Më poshtë janë organizatat të cilat e kanë nënshkruar letrën. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img