10.5 C
Pristina
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

spot_img

Si e dërgoi Vuçiqi në “pension të detyrueshëm” Tomisllav Nikoliqin

Në Serbi do të bëhet rrokadë e papritur e funksioneve të shtetërore. Kjo pritet të ndodh në zgjedhjet presidenciale nëse Aleksandar Vuçiq, favorit, arrin të votohet nga serbët për president të vendit.

Partia Përparimtare Serbe (SNS) sot me konsensus të plot nominoi Vuçiqin kandidat për president, duke ia shuar kështu apetitet Tomisllav Nikoliqit edhe për një mandat në krye të shtetit serb.

Sipas mediave serbe, diskutimi ndërmjet Vuçiqit dhe Nikoliqit një ditë para mbledhjes së kryesisë së partisë ka qenë i nxehtë, shkruan lajmi.net.

Siç zbulon “Blic”, Vuçiqi i ka thënë Nikoliqit se “gjithmonë e ka mbështetur”, por për shkak të rezultateve të tij dhe hulumtimeve të opinionit publik ekziston “rrezik i madh që Serbia të humb gjithçka”.

“Vuçiq i ka thënë presidentit që është i gatshëm ta vazhdojë bashkëpunimin me të, por në një formë tjetër”, thonë burime të “Blic”.

Sipas të njëjtave burime, Vuçiq po ashtu i ka thënë Nikoliqit se “ka rëndësi të madhe para se gjithash ajo që është bërë në periudhën e kaluar në mënyrë që gjithçka aq thjeshte të humbet me zgjedhjet presidenciale”.

Nikoliq këtë nuk e ka pranuar dhe është shprehur shumë i frustruar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img