Përmbytjet masive kanë përfshirë jugun e Turqisë prej dy ditësh, duke shkaktuar deri më tani mbi 10 viktima dhe disa të humbur.
Pamjet e publikuara nga mediat turke shfaqin përmbytjet apokaliptike, teksa niveli i ujit ka shkuar në mbi 1 metër, ndërsa shumë njerëz kanë ngelur të pastrehë.
Por, problemi më i madh i vërshimit të ujërave ishte evakuimi i të bllokuarve në banesat e tyre.
Në mediat lokale janë publikuar disa pamje rrëqethëse kur një nënë e re është shpëtuar për mrekulli nga rrjedha e ujit së bashku me fëmijën e saj. – VIDEO