-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

AVONET: Tenderi 8.4 milionësh i Komunës së Prishtinës, shpallet fitues i dënuari për mashtrim dhe keqpërdorim

AVONET ka monitoruar aktivitetin e prokurimit ”Ndërtimi i rrugës A – pjesa e parë” me nr. të prokurimit: 616-22-7096-5-1-2, të inicuar nga Autorireti Kontraktues-Komuna e Prishtinës.

Komuna e Prishtinës me datë 24.02.2023 ka rekomanduar për dhënien me kontratë të Grupit të Operatorëve Ekonomik “SALLAHU” shpk dhe ALTIS CONSTRUCTION Ltd me vlerë prej 8,497,801.66 €.

AVONET gjatë hulumtimit të aktivitetit të prokurimit në Komunën e Prishtinës ka identifikuar se Naim Sallahu, pronari i mëparshëm i “Sallahu” sh.p.k ka Aktgjykim të formës së prerë dhe është fajtor për kryerjen e veprës penale: falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 398, par. 2KPRK- së, me nr. të lëndës PKR. Nr. 16/2018 të datës 30.03.2018 të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Andaj, bazuar në Ligjin NR. 04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, përkatësisht në nenin 65, paragrafin 3, i cili përcakton se:

Operatori ekonomik nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse operatori i tillë ekonomik, ndonjë drejtues, menaxher ose drejtor i saj gjatë dhjetë viteve të kaluara është shpallur fajtor nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre penale ose civile duke përfshirë praktikat e korrupsionit, larjen e parave”.

AVONET, duke parë se OE “Sallahu” sh.p.k me ish pronar z. Naim Sallahu tashmë ka një aktgjykim të formës së prerë sipas Ligjeve të Republikës së Kosovës, konsideron se këtij operatori ekonomik iu ndalohet e drejta për të marr (ofertuar) pjesë në aktivitetet e prokurimit ose ekzekutimit të ndonjë kontrate publike, kjo sipas Ligjit NR. 04/L-042, për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, neni 65, paragrafi 3.

AVONET duke parë dokumentacionin e dosjes së ofertuesit të OE “Sallahu” shpk në aktivitetin e prokurimit të projektit me titull: ”Ndërtimi i rrugës A – pjesa e parë” me nr. të prokurimit: 616-22-7096-5-1-2, tek autoriteti kontraktues konkretisht Komuna e Prishtinës ka pare që Naim Sallahu është zyrtar i OE “Sallahu” shpk, ku figuron edhe në listat e pagave për vitin 2022 të lëshuar me datën 05.08.2022, poashtu edhe për vitin 2021, 2020, 2019 dhe 2018 në formularin e deklarimeve vjetore dhe pagesave për tatimin në të ardhurat e korportave, ku figuron si person kontaktues Naim Sallahu, poashtu ai figurone edhe në noterizimin e ISO certifikatës që e ka bërë kërkesën z.Naim Sallahut, të lëshuar në emër të “Sallahu”shpk, që vërteton se ka pozitë udhëheqëse apo pozitë në OE.

Këto dokumente që janë në dosjen e ofertës e kanë plotësuar kriterin e dosjes së tenderit, nga kjo rezulton se OE dhe përfaqësuesi i saj z.Lulzim Sallahu dyshohet se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik dhe deklarimi i rremë nën betim dhe ky veprim është i sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe është i dënueshëm me nenin 415 të KODIT PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS, me NR. 06/L-074: Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik dhe nenin 383, deklarimi i rremë nën betim.

AVONET për të gjeturat nga ky monitorim ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të filloj hetimet.

Poashtu, të gjeturat nga raporti i hulumtimit dhe monitorimit ia ka dërguar AK, Kryetarit të Komunës
së Prishtinës që në harmoni me Ligjet të ndërmerren masa dhe veprimet e duhura.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img