3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vërshimet mbysin 10 persona në provincat e prekura nga tërmeti

Vërshimet e shkaktuara nga reshjet e vrullshme goditën dy provinca që u shkatërruan në javën e kaluar nga tërmeti, mbytën së paku 10 njerëz dhe lanë mijëra tjera pa strehë, njoftojnë zyrtarët dhe mediat të mërkurën. Kurse, se paku pesë persona tjerë janë raportuar të zhdukur.

Një person u mbyt në qytetin Tut në provincën juglindore Adiyaman, ku ujërat morën tendën që strehonte një familje të mbijetuar nga tërmeti, tha guvernatori Numan Hatipoglu, raporton Associated Press.

Guvernatori i provincës fqinje Sanliurfa, Salih Ayhan tha për televizionin HaberTurk se katër persona humbën jetën nga përmbytjet në rajonin e tij. Më vonë, shpëtimtarët gjetën trupat e pesë shtetasve sirianë brenda një apartamenti bodrum të përmbytur në Sanliurfa, njoftoi agjencia private e lajmeve DHA.

Pamjet televizive nga Sanliurfa treguan ujërat e përmbytjeve duke u rritur përgjatë një rruge dhe duke marrë makinat, si dhe një burrë që shpëtohej nga një nënkalim.

Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive tha se më shumë se dhjetëra zhytës profesionistë u përfshinë në përpjekjet e shpëtimit në dy provincat, transmeton Klankosova.tv.

Një tërmet me magnitudë 7.8 goditi pjesë të Turqisë dhe Sirisë më 6 shkurt, duke vrarë më shumë se 52,000 njerëz – shumica dërrmuese në Turqi. Më shumë se 200,000 ndërtesa në Turqi ose u shembën ose u dëmtuan rëndë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img