-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtarët amerikanë thonë se droni i rrëzuar në Detin e Zi nuk është gjetur

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se droni amerikan i goditur nga një aeroplan luftarak rus, nuk është gjetur në Detin i Zi.

Aeroplani rus kishte goditur helikën e dronit, i cili u përplas në Detin e Zi, transmeton Telegrafi.

Analisti i mbrojtjes, profesori Michael Clarke ka thënë se beson se incidenti ishte një “aksident”, për shkak të shpejtësisë së ndryshme që po lëviznin dy aeroplanët rusë.

Në anën tjetër, ambasadori rus në SHBA, është ftuar dje pas përplasjes së dronit të ushtrisë amerikane nga aeroplan luftarak rus.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby ka thënë për CNN se zyrtarët kanë paralajmëruar ashpër ambasadorin rus,.

Ata i thanë atij se Moska duhet të jetë më e kujdesshme kur fluturon nëpër hapësirat ajrore ndërkombëtare ku në afërsi gjendet aseti amerikan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img