3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Turqia nuk gjen qetësi, pas tërmeteve fillojnë përmbytjet

Banorët e zonave në Turqi që u goditën nga tërmeti 7.8 Rihter i 6 shkurtit po jetojnë momente tragjike pas reshjeve të dendura të orëve të fundit që shkaktuan përmbytje dhe vdekjen e të paktën pesë personave, mes tyre një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.

Zonat që morën goditjen më të madhe ishin Sanliurfa, ku humbën jetën katër persona dhe Antijaman, ku një person humbi jetën nga përmbytjet. Siç u bë e ditur, katër të vdekurit në Sanliurfa humbën jetën në një nënkalim të përmbytur.

Siç shihet në videot e publikuara nga mediat turke, sasia e madhe e ujit përmbyti kampet me tenda në të cilat jetojnë personat që humbën shtëpitë e tyre pas tërmeteve vdekjeprurëse të shkurtit.

Në video të tjera vërehet se ujërat e vrullshëm kanë “zhdukur” rrugët, duke tërhequr zvarrë makina dhe objekte të tjera pas tyre, ndërsa qytetarët tentojnë të shpëtojnë nënat dhe fëmijët.

Në Sanliurfa, ishte gjithashtu e nevojshme të evakuohej një spital me pacientë të ICU që transferoheshin në institucione të tjera infermierore.

Meteorologët paralajmërojnë, në fakt, se dita e sotme me gjasë do të jetë edhe më e rëndë për nga intensiteti i dukurive me reshje të dendura shiu që pritet të vazhdojnë deri në orët e vona të natës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img