2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ndërpritet greva e punëtorëve të KRM ‘Pastrimi’, Komuna e Prishtinës thotë se u është rritur paga për 70 euro

Punëtorët e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi” kanë ndërprerë grevën, pasi Komuna e Prishtinës ka arritur marrëveshje që atyre t’ua rris pagën 70 euro më shumë duke filluar nga muaji prill.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu duke shtuar greva është ndërprerë mbrëmë në turnin e tretë.

“Pas dy ditëve intenzive në ndërmjetësim me menaxhmentin ushtrues detyre dhe sindikatën e punëtorëve në KRM Pastrimi, e kemi një zgjidhje të pranuar në tavolinë. Greva e nisur e punëtorëve me kërkesën për rritje të pagës është ndërprerë mbrëmë në turnin e tretë”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook.

“Kjo zgjidhje nuk e plotëson nevojën e punëtorëve për kompenzim meritor e kushte më të mira të punës, ashtu sikurse nuk e zgjidh problemin e menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet përgjithmonë. Derisa e drejta për grevë për paga më të larta është e drejtë e secilit, ndërprerja e tërësishme e shërbimit për të cilin paguhen nuk është e drejtë për qytetarët që kërkojnë shërbim”, shtoi ajo.

Sipas saj, komuna ka kërkuar që brenda një afati prej tre muajsh të pranojë propozimin me zgjidhje konkrete.

Punëtorët e 'Pastrimit' në grevë, kryeqytetin e mbulojnë mbeturinat

“Për të përshpejtuar procesin e mbledhjes së mbeturinave tashmë të grumbulluara disa ditë, kemi angazhuar ekipe me operatorë privat dhe kemi kërkuar mbështetje me kamionë nga njësitë e tjera të ndërmarrjes duke e rikujtuar që ndërmarrja i mbulon edhe komunat e tjera në rajon të Prishtinës”, ka përfunduar Sahatçiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img