-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Arsenali po mendon t’ia vazhdojë kontratën Xhakës për një vit

Arsenali është i vendosur t’ia vazhdojë kontratën Granit Xhakës për një vit, për ta mbajtur atë të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2025.

Futbollisti kosovar është treguar njëri prej lojtarëve kryesorë të ekipit të Mikel Artetas në këtë edicion.

Për këtë arsye, trajneri spanjoll po synon “ta bllokojë” përfaqësuesin zviceran me një kontratë të re, ndërsa mediumi britanik “The Sun” raporton se palët tashmë kanë arritur marrëveshje për kontratën e re.

Përkundër problemeve që i kishte në të kaluarën, mbi të gjitha me tifozët, ish-futbollisti i Baselit dhe i Borussia Monchengladbachut, është bërë i dashur për tifozët dhe ata shpresojnë që ta kenë në “Emirates Stadium” atë deri në përfundim të karrierës.

Kontrata aktuale e Xhakës vlen deri në verën e vitit 2024, ndërsa interesim për të në dy vitet e fundit ka shfaqur Roma e Jose Mourinhos.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img