0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Escobar në Beograd takohet edhe me “opozitën pro-evropiane” serbe

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, i cili sot viziton Beogradi, do të takohet edhe me të ashtuquajturën “opozitën pro-evropiane” në Serbi, përveç takimeve me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq.

Kështu së paku thotë të ketë mësuar e përditshmja opozitare serbe “Danas.rs”, e cila thotë të ketë mësuar për takimit përmes burimeve të saj diplomatike.

Për herë të parë kohëve të fundit ndërmjetësit ndërkombëtarë takojnë pjesë të opozitës serbe në lidhje me dialogu Kosovë-Serbi.

Edhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosalv Lajçak, dje zhvilloi takimet me “opozitën pro-evropiane” me të cilët njoftoi të ketë diskutuar për rrugën para drejt marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Dje, gjithashtu u takova me partitë opozitare pro-evropiane për të diskutuar gjendjen aktuale në dialog dhe të dëgjoj pikëpamjet e tyre rreth takimit të ardhshëm dhe rrugën para. U shpjegova rëndësinë e Marrëveshjes dhe mirërprita qëndrimin në përgjithësi mbështetës të shumicës prej tyre”, shkroi Lajçak në Twitter.

Disa prej partive opozitare serbe të cilat kanë orientim më të theksuar evropian, ndonëse nuk e kanë vlerësuar marrëveshjes si të mirë për Serbinë, janë shprehur se megjithatë mospranimi i kësaj marrëveshje nga pala serbe do ta vendoste në një pozitë edhe më të vështirë vendin

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img