2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Shoferi nga Rajoni i Mitrovicës dëmton ndriçimin publik dhe shenjat e trafikut në Istog, përfundon në Polici

Shoferët e kamionëve në shumë raste nga pakujdesia shkaktojnë dëme në hapësirat publike. Kjo për shkak të lartësisë së automjetit dhe vështirësisë për ta drejtuar atë në hapësira të ngushta.

Një shofer i Rajonit të Mitrovicës është futur në telashe gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohet se ka dëmtuar shtyllën e ndriçimit publik dhe atë të shenjave të trafikut në Istog.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se rasti është denoncuar në Polici dhe në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë që monitorojnë atë zonë, me ç’rast është arritur që të bëhet identifikimi i personit të dyshuar.

58-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin, teksa ka bërë me dije se nuk e ka vërejtur se ka shkaktuar dëme me kamionin me të cilin po barte elemente betoni.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet “Asgjësim, dëmtim apo heqje e instalimeve publike’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img