-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Rusia për rrëzimin e dronit amerikan: Shkeli hapësirën ajrore, nuk e prekëm

Pas reagimit nga ana e ushtrisë amerikane, vjen dhe kundërpërgjigja e Ministrisë së Brendshme ruse për rrëzimin e dronit US MQ-9 në Detin e Zi.

Moska zyrtare insiston se avioni luftarak rus nuk përdori asnjë armë për rrëzimin e dronit amerikan, si dhe nuk pati asnjë kontakt me të për të shkaktuar rrëzimin e tij.

Megjithatë, në reagim shtohet se avioni luftarak u afrua në zonë pasi mjeti pa pilot po fluturonte mbi Detin e Zi, pranë Gadishullit të Krimesë, në drejtim të kufijve të Rusisë, duke e cilësuar një kërcënim.

 

Ministria ruse akuzoi Shtetet e Bashkuara për shkelje të hapësirës ajrore, të vendosur mesa duket dhe mbi Krime, që pas nisjes së operacionit special në Ukrainë.

“Avioni u afrua për të parë mjetin që hyri brenda hapësirës territoriale, por për shkak të manovrave shumë të shpejta droni MQ-9 humbi kontrollin dhe lartësinë, për t’u përplasur me sipërfaqen e ujit”, shkruhet mes të tjerash në reagim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img