2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Çka tha Lajçak në Prishtinë e çka në Beograd?

Dy ditë në Prishtinë e dy në Beograd, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kreu takimet me përfaqësuesit politikë të të dyja palëve, takimet këto të cilat për synim patën finalizimin e përgatitjeve para takimit trepalësh në Ohër ku pritet të ketë dakordim rreth Aneksit të Zbatimit të Plan-Propozimit Evropian për Normalizim të Marrëdhënieve.

Lajçak pati dy mesazhe rreth pikave më të ngurta të palëve – ndaj palës kosovare sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe palës serbe e cila e paraqet për vijë të kuqe anëtarësimin e Kosovës në OKB – se po qe se insistohet në moszbatimin e këtyre dyjave, atëherë edhe rrjedhimisht nuk mund të ketë marrëveshje.

Krejt në fund të vizitës së tij në Beograd, ai zhvilloi edhe një takim të vonshëm me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ç’rast tha se i dëgjoi komentet e tij rreth Aneksit të Implementimit të Marrëveshjes së BE’së. “Pasi morra përgjigjet nga të dyja Palët, tash do të finalizojmë përgatitjet para takimit në Ohër”, shkroi ai në Twitter.

Çfarë tha në Beograd, e çfarë në Prishtinë?

Kërkesën e palës serbe që Asociacioni të jetë në rend të parë, e afirmoi edhe vetë Lajçak. “Nëse s’ka Asociacion s’ka as marrëveshje”, tha ai. Dhe, për më tepër, ajo do të zbatohet sipas Marrëveshjes së 2013’ës dhe 2015’së, ndërkaq për 15 modelet evropiane të cilat thotë t’i ketë paraqitur në tryezë, ai tha se “ato janë frymëzim, por jo alternativë”.

“Kurrë më shumë s’kemi qenë të unifikuar rreth kësaj çështje”, i tha Lajçak transmetuesit publik serb duke folur Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. “Asociacioni është bërë çështje kyçe dhe është bërë e qartë për të gjithë se nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje dhe nuk ka normalizim. Por unë nuk besoj se kjo mund të ndodhë”.

Në Prishtinë në takimin me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Lajçak tha se iu përmbushën pritshmëritë dhe se biseda ishte konstruktive.

”Ne duhet të pajtohemi se si duhet të implementohet. Përndryshe nuk do të jetë obligative. Patëm një bisedë konstruktive dhe shumë të rëndësishme me Kurtin. Gjithashtu takova edhe presidenten. Qëllimi kryesor i këtij takimi është se si Kosova e sheh implementimin. Ky takim përmbushi pritjet e mia në këtë kontekst”, tha ai.

Ndërkaq Kurti, në një intervistë për Euronews, dha mesazhe se “zgjidhjet njëetnike nuk janë të mundshme” duke folur për Asociacionin, ndonëse në anën tjetër ka pranuar në plotëni Plan-Propozimin e BE’së, ku Neni 7 parasheh dhënien “e një nivelit të duhur vetëmenaxhimi për komunitetin serb” dhe Neni 10 përmban Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

“Unë e kuptoj që Serbia shtynë shumë për çështjen e Komunave me Shumicë Serbe apo Zajednicës siç e kemi quajtur”, tha të marten Kurti.

“Ajo është në nenin dhjetë njëra prej 33 marrëveshjeve. Në fakt kur kam shikuar se fundi bashkë me konkluzionet që janë bërë në Bruksel, del se që nga 2 korriku 2011 deri me 25 gush 2015 janë 39 marrëveshje gjithsej dhe Asociacioni përbën gjashtë pikat e para të një marrëveshje 15 pikëshe e cila është e 16 prej 39”.

Pala kosovare është pozicionuar në atë që “së pari njohja ‘de facto’ e shtetit të Kosovës nga Serbia” dhe vetëm më pastaj “të shihet gjetja e një modusi të Asociacionit”. Së paku kështu e përkufizoi qëndrimin e qeverisë kosovare, i dyti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img