Bajram Gecaj, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe njëherit këshilltar i Kryeministrit Isa Mustafa, ka reaguar ndaj një deklarate të ish-liderit të VV-së, Albin Kurti, në të cilën ky i fundit ka konsideruar se Kosova nuk mund të bëhet me ushtri nga kryeministri Mustafa.
Gecaj, në reagimin e tij, ka thënë se Kurti e sheh ushtrinë në formatin e Brigadave të Kuqe.
Ai ka theksuar se Kosova do të ndërtoj ushtrinë, ashtu siç ka realizuar lirinë, pavarësinë.
Më poshtë ua pasqyrojmë të plotë reagimin e tij, të publikuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook:
Kurti: Isa Mustafa nuk ta bën ushtrinë
Ky ushtrinë sigurisht e sheh në formatin e Brigadave të Kuqe….Kosova do të ndërtoj ushtrinë, ashtu siç ka realizuar LIRINË, PAVARËSINË dhe po ndërton DEMOKRACINË…por këtë do ta bëj, ashtu si edhe deri më tani, në bashkëpunim të ngushtë me miqtë e dëshmuar ndërkombëtar…