4.5 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

U shkarkua dje për Rastin Dehari, Topalli flet detaje të pathëna më parë për inspektimet që kreu

Për herë të parë nga shkarkimi i tij nga pozita e kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, ka rrëfyer për gjetjet e inspektimeve të tij sa i përket rastit të vdekjes së Astrit Dehari.

Topalli, ka treguar se në dhomën e burgut ku po qëndronte tashmë i ndjeri Astrit Dehari, janë gjetur zhiletë për rrojë, të cilët janë të ndaluar sipas tij të jenë brenda dhomave të burgut.

Tutje ai ka dhënë një deklaratë interesante, ku thotë se Astrit Dehari, së pari ka tentuar ta vrasë veten me zhiletë të rrojës.

“Në dhomë janë gjetur bica të rrojës, që praktikisht nuk guxojnë me pas bica, sepse i ndjeri ka tentu njëherë me bica me ba vetëvrasje, me pre veten me lëndu veten, është e rëndë për opinionin publik, por opininoi duhet me ditë, shenjat janë. Pastaj prej momentit kur një i burgosur vendoset vetë në dhomë, oficerët janë të obliguar me ardhë kohë pas kohe me shiku, ose duhet ta qëndroj dikush brenda”, ka thënë ai në Dukagjini.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img