13.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

​Largohen mbeturinat në Prishtinë

Një ditë grevë e punëtorëve të kompanisë rajonale “Pastrimi” ka bërë që Prishtina të mbushet mbeturina. Të hënën, punëtorët e “Pastrimit” protestuan në kërkim të kushteve më të mira të punës e rritje pagash. Si shenjë proteste ata nuk dolën të mbledhin mbeturinat.

Ndërkohë ka reaguar drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu. Ai në rrjetin social ka shkruar se, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar grumbullimin e mbeturinave në Kryeqytet.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar grumbullimin e mbeturinave në Kryeqytet. Në të njëjtën kohë, shpresojmë që të arrihet marrëveshja në mes të Menaxhmentit/Bordit të ndërmarrjes “Pastrimi” dhe Sindikatës!”, ka shkruar Musliu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img