Këngëtari i njohur dhe anëtari i AKR-së, Labinot Tahiri ka shpallur kandidaturën sot për kryetar të komunës së Ferizajt.
Kandidaturën Tahiri e bëri gjatë mbledhjes së kësaj partie sot në Ferizaj.
Këtë e ka bërë të ditur edhe përmes rrjetit social Facebook ku ka shkruar:
Përshendetje të gjithëve!
Sot dita re nafaka e re qē thot populli
Sot është një ditë pa të cilen nuk mund të vazhdoj ne realizimin e asaj e cila më trondit në gjoksin tim, rruga më e veshtirë për të cilen dua që ta bêj qytetarin tim të ndjehet krenarë me qytetin e tij.
Sot, ku nê rast se do ta fitoj titullin si Kryetarë i Degës së Akr-së ne Ferizaj, pa dyshim se do garoj me potencialin me të madh në zgjedhjet e ardhshme vetëm e vetëm duke i ndihmuar qytetarit dhe vendit tim nëpërmjet përgjegjesive më të mdha.
Kuvendi në Ferizaj , sot 14 shkurti ora 16:00
Teatri Adriana Avdullahu.
Na priftë e mbara.