Policia njofton se ka konfiskuar katër armë automatike AK 47, një pushkë gjuetie, një revole, 66 fishekë të llojeve e kalibreve të ndryshme, dy thika dhe një sprej, në Deçan
Njësitet policore në nivelin e Stacionit policor Deçan, gjatë periudhës kohore nga data 01.01.2017, e gjere me date 14.02.2017, nga ana e zyrtarëve policor gjatë aktiviteteve policore , janë konfiskuar armë dhe municione të ndryshme të mbajtura nga të dyshuarit në mënyrë të kundërligjshme.
Armët dhe municionet e konfiskuara janë : Katër (4) armë automatike AK 47, një(1) pushkë gjuetie, një(1)revole, 66 fishek të llojeve e kalibrave të ndryshëm, dy (2) thika dhe një(1)sprej.
Ndaj të dyshuarve pas përfundimit të hetimeve nga Njësiti i hetimeve janë iniciuar raste ‘ Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’ , konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në komunikiatën për media thuhet se armët pa leje në duart e qytetarëve, ende mbesin burim i rrezikut serioz për vetë qytetarët. Policia e Kosovës ka plane të veçanta për konfiskimin e armëve ilegale dhe parandalimin e të shtënave me armë zjarri.