2 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi krenohet me gruan e tij Melizën, pasi u shpërblye me çmimin “Pjetër Bogdani”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka uruar bashkëshorten e tij, Meliza Krasniqi, pasi ajo u shpërblye me Çmimin Kombëtar “Pjetër Bogdani”.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se “është i lumtur që po shpërblehet puna e gruas së tij”.

“Melizës, sot i është ndarë Çmimi Kombëtar “Pjetër Bogdani” për përkthimin më të mirë të vitit 2022, për veprën “Arti i fiksionit” të autorit David Lodge. Jam shumë i lumtur që puna e saj shkencore dhe angazhimi i palodhshëm në përkthimin e kryeveprave të teorive letrare, e veçanërisht këtij libri, është vlerësuar nga juria profesionale për çmimet vjetore për letërsinë”.

“Profesioniste e përkushtuar, nënë shembullore dhe bashkëshorte përkrahëse – kjo është Meliza. Krenohem me ty”, ka shkruar Krasniqi. /Express

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img