Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë detaje lidhur me projektin më të ri për Spitalin e Prishtinës.
I pari i kryeqytetit tha se për Spitalin janë ndarë parcela që do të zëjë vend në Prishtinën e Re, buxheti 1.3 milionësh, si dhe departamentet kryesore.
“Faleminderit partnerëve tanë nga ICME, për punën fantastike në krijimin e një objekti të denjë që do të plotësojë të gjitha kushtet e qytetarëve të Prishtinës” tha mes të tjerash Rama.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Spitali i Prishtinës po vjen!
Sot u bë prezentimi i planit të detajuar për Spitalin Gjeneral të Prishtinës, ndërtimi i të cilit pritet të fillojë këtë vit!
Për Spitalin janë ndarë:
1. Parcela në Prishtinën e Re
2. Buxhet prej 1.3 milionë EUR.
Do të ketë rreth 200 shtretër, me këto departamente kryesore:
1. Kirurgjia
2. Internistika
3. Gjinekologjia dhe pediatria
Faleminderit partnerëve tanë nga ICME, për punën fantastike në krijimin e një objekti të denjë që do të plotësojë të gjitha kushtet e qytetarëve të Prishtinës.
s.