Lionel Messi ka rinovuar kontratën e tij me gjigantin gjerman ‘Adidas’ dhe thuhet se ka nënshkruar marrëveshje ‘jetësore’ me kompaninë deri në përfundim të karrierës së tij si lojtar.
Sulmuesi 29-vjeçar i Barcelonës ka qenë një për një kohë të gjatë ambasador i brendit më të madh sportiv në botë dhe marrëveshja e tij ekzistuese thuhet se vlen 10 milionë dollarë për vit, transmeton.
Vazhdon të mbetet ende e pa qartë nëse marrëveshja e re, e cili ishte konfirmuar nga ‘Adidas’ në llogarinë e tij në rrjetin social, është një rritje e dukshme në të, megjithëse vlerësimet sugjerojnë që ai mund të jetë në linjë me marrëveshjet e nënshkruara së fundmi nga rivali portugez Cristiano Ronaldo me firmën sportive ‘Nike’.