2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ndërron jetë një i burgosur, Shërbimi Korrektues jep detaje

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë një i burgosur.

Sipas, SHKK-së sot 65 vjeçari edhe përkundër përpjekjeve të stafit shëndetësorë nuk ka mundur t’i mbijetojë sulmit në zemër.

“Sot gjatë ditës, pacienti ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore me dyshime në sulm në zemër. I është dhënë ndihma mjekësore adekuate nga mjeku kujdestar dhe është transportuar me autoambulancë të burgut për në Spitalin Rajonal të Pejës duke iu dhënë ndihma adekuate dhe reanimimi kardiopulmonr tërë kohën. Përkundër këtyre përpjekjeve dhe angazhimit të stafit të DSHB-së dhe të Emergjencës në Spitalin Rajonal të Pejës, i burgosurit nuk arriti të mbijetoj sulmit”, thuhet në njoftim të këtij institucioni.

Ndërkaq, i ndjeri që nga fillimi i mbajtjes së dënimit ka pasur komplikime shëndetësore.

“R.M që nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me sëmundje dhe komplikime shëndetësore, ku për shkaqe shëndetësore tanë kohen është trajtuar nga mjekët e Stacionarit dhe specialistët konsultant të fushës”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img