2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Çeku pas djegies së Gjimnazit: Ky objekt do të restaurohet, metodat mafioze nuk na ndalojnë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas djegies së Gjimnazit të vjetër “Ismail Qemali’ në Ferizaj.

Ai e ka quajtur krim aktin e djegës së gjimnazit derisa shtoi se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë, shkruan Insajderi.

Çeku ka shtuar se metodat e porositë mafioze nuk do ta ndalojnë restaurimin e këtij objekti kulturor.

 

“Kontratën për restaurimin e gjimnazit të vjetër e patëm nënshkruar javën e kaluar. Dje kanë nisur punimet, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ia vunë flakën. Ky është krim. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”

“Gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali’ në Ferizaj do të restaurohet, i pëlqeu apo jo keqbërësve. Trashëgimia jonë kulturore është më e rëndësishme se interesat tuaja të ngushta. Metodat e porositë mafioze nuk na ndalojnë”, shkroi Çeku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img