0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Rama ‘thumbon’ Kurtin: Me pagë minimale e kemi lënë pas edhe Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria aktualisht ka lënë pas Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut sa i përket lartësisë së pagës minimale.

Sipas tij me rritjet e fundit Qeveria e tij brenda mandatit do të tejkalojë objektivin elektoral që ka pasur për rritjen e pagës minimale.

“E kemi nisur nga vendi i fundit në rajon për nivelin e pagës minimale, ndërsa me rritjen e fundit ngjitemi në vendin e tretë baraz me Maqedoninë e Veriut, duke lënë pas Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Do të bëjmë edhe dy rritje të tjera për ta mbyllur këtë mandat me pagë minimale 45 mijë lek, nga 38 mijë që ishte objektivi ynë elektoral, por që s’merrte parasysh inflacionin e luftës së Putinit për të gjunjëzuar ekonomikisht mbarë Evropën!”, ka shkruar Rama në Facebook.

Sipas tij kjo rritje përtej parashikimeve e pagës minimale, imponon edhe rritjen e pagës mesatare, siç ka thënë ai, për të riekuilibruar piramidën e pagave. Rama ka thënë se kjo do të bëhet njëkohësisht në muajin prill.

“Disa komentojnë se paga minimale duhet të bëhet 70 apo 80 mijë lekë, por përllogaritja e pagës minimale bazohet në produktivitetin ekonomik dhe konkurueshmërinë, jo në dëshirat tona (asnjë vend i rajonit nuk e ka një minimum të tillë). Çdo rritje artificiale e saj sjell me shpejtësi pasoja destabilizuese për ekonominë, punësimin, financat e vendit”, ka shkruar Rama.

Paga minimale aktualisht në Kosovës është 130 euro për personat deri në 35 vjeç dhe 170 për ata mbi 35 vjeç.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img