-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Xhuli tregon arsyen e pjesëmarrjes në “Big Brother”

Mbrëmjen e djeshme pesë finalistët e “Big Brother VIP Kosova”, Stresi, Xhuli, Vedati, Artani dhe Mbresa kanë shijuar ‘darkën e të nominuarve” në shoqërinë e pyetjeve të ardhura nga publiku.

“Përse po flet në emër të të gjithëve kur ti e përfaqëson vetëm veten tënde?”, ka qenë pyetja drejtuar Xhulit.

Xhuliana Nura

“Është shumë pyetje me vend. E kam pasur si debat me disa banorë këtu. Unë nuk kam hyrë si Xhuli Nura brenda sepse unë e kam jetën shumë mirë, pa e pasur edhe famën. Mua fama shpesh herë më ka prish punën edhe në punën që bëj edhe në punën e vitit 2010. Jam shantazhuar për një gjë që kam qenë e famshme prej një familjes që ka qenë ekonomikisht mirë”, është shprehur modelja nga Drenica.

 

Xhliana Nura

“Nuk kam dashur të jem e famshme pas këtyre viteve por pasi ndodhi situata “Big Brother” desha punën time ta tregoj, ta fuqizoj një grua, gratë që na dëgjojnë. E kam ndjerë si obligim punën që e bëj ta sjell edhe këtu. Nuk e përfaqësoj vetëm veten time, për kauzën time që e kam shumë për zemër dhe është një gjë shumë e rëndësishme për mua dhe në fund e kam marrë një punë një shoqatë që nuk do të ndalem deri në fund të jetës time derisa të ndjej se kam dhënë mjaftueshëm për problemet që ne vajzat, gratë hasim çdo ditë”, ka deklaruar ajo.

Kjo pyetje u bë pasi banorja shpesh herë brenda shtëpisë së “BBV” është shprehur se ka një shoqatë të grave dhe se lufton vazhdimisht për të drejtat e tyre, për t’i ndihmuar ato.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img