2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Një person dërgohet në mbajtje për posedimin e një brisku dhe disa petardeve, e tjetri u lirua për pistoletën me 8 fishekë

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar për dy raste të cilësuara si “armëmbajtje pa leje”, njëra në Prishtinë e tjetra në Podujevë.

Në Podujevë te një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë dhe i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Por, në Prishtinë, një person me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pasi i është gjetur dhe sekuestruar një brisk dhe disa petarde.

Njoftimi i plotë i policisë:

Podujevë 13.03.2023-00:33. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë 13.03.2023 – 08:40. Në një objekt është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një brisk dhe disa petarde. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar të mbajtje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img