18 C
Pristina
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

spot_img

Kamishi – Mustafës: Ndërroje Ministrin e Shëndetësisë

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka drejtuar një varg kritikash kryeministrit të vendit Isa Mustafa, lidhur me gjendjen e shëndetësisë në Kosovë. Deputeti i PDK’së i ka kërkuar kryeministrit që ta ndërrojë ministrinë e Shëndetësisë.

Hxhiu  ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani, se a është percepsion gjendja e rëndë në shëndetësi apo është realitet sepse pati deklaruar se është percepsion.

“Nuk ka sigurime shëndetësore pa implementimin e SISH, pastaj funksionalizimin e AFSH-së që nuk po funksionalizohet për 3 vite. Këto dështime ka qenë dashtë me rezultu me dorëheqje të ministrit dhe ju kryeministër keni pas njerëz më të mirë që të emëroni në atë pozitë”, ka thënë deputeti Haxhiu.

“Si mund të jetë prioritet shëndetësia kur SHSKUK është ende pa barna. Ende nuk ka spital Prishtina”, theksoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img